Real Madrid – Sevilla, ndeshja kryesore e xhiros së 20 në La Liga (Foto)

Xhiroja e 20-të në La Ligan spanjolle, do të jetë më e veçantë, pasi kjo xhiro pritet të zhvillohet prej të premtës me 18 janar e deri të hënën me 21 janar.

Kjo xhiro pritet të kaloj nën hijen e derbit Real Madrid Sevilla, e cila zhvillohet të shtunën prej orës 16:15.

Sevilla aktualisht është në vendin e tretë me 33 pikë. Ndërsa Real Madridi në vendin e katërt me pikë të njëjta sa Sevilla.

Real Madrid edhe pse ka shumë mungesa shpreson që ta vazhdoj serinë e fitoreve dhe ta rrëmbej vendin e tretë. Ndërsa Sevilla, dëshiron me çdo kusht që të rikthehet tek fitorja pas dy barazimeve dhe një humbje.

Sevilla në ndeshjen e parë Real Madridin e kishte mposhtur me rezultat 3-0.

Xhiroja e 20-të, fillon të premten prej orës 21:00, me ndeshjen Getafe – Alaves.

Të shtunën do të luaj edhe Atletico Madridi, ku do të jetë mysafir i Huescas. Në këtë ndeshje Atletico pritet të dalë fituese, pasi duhet të mbaj hapin për titull duke e ndjekur Barcelonën, në të kundërtën gjasat për titull do të shuheshin edhe më shumë për ta.

Barcelona do të luaj ndaj Leganesit të dielën prej orës 20:45.

Barca në këtë ndeshje pritet që ta vazhdoj ritmin e fitoreve dhe të shkoj në koutën e 46 pikëve duke e ruajtur vendin e parë me qetësi.

Xhiroja e 20-të në La Liga, përfundon të hënën me 21 janar me ndeshjen Eibar – Espanyol.