Real Madrid po e monitoron sulmuesin e Villarrealit Alfonso Pedraza

Real Madridi sezonin e ri nuk e ka nisur mirë në fazën e sulmit, pas largimit të Ronaldos, spanjollët po e vërejnë dukshëm mungesën e tij. Prandaj, madrilenët janë duke shikuar që tani që në afatin kalimtar të janarit ta përforcojnë fazën e sulmit.

Sipas gazetës spanjolle “AS” Real Madridi është e interesuar për sulmuesin anësor Alfonso Pedraza, i cili mund të luaj edhe si mbrojtës i krahut të majtë.

Pedraza momentalisht në tregun e transferimeve vlerësohet diku deri në 20 milionë euro, dhe klauzola e tij është 22 milionë,  gjë që nuk paraqet problem për Realin.

22-vjeçari pozitën natyrale e ka sulmuesi i krahut të majtë, por në sezonin e ri është duke luajtur tek Villarreali si mbrojtës i majtë.