Eden Hazard - Foto: facebook

Real Madrid ofron dy lojtarë për Hazardin

Real Madrid nuk e ka ndërmend të hek dorë nga sulmuesi belg Eden Hazard.

Sipas gazetës britanike “Daili Mail”, spanjollët janë duke menduar që në afatin kalimtar të verës të mendojnë një shkëmbim të madh, t’i ofrojnë Chelseas, Kovaçiqin dhe Iscon për Hazardin.

Mateo Kovaçiq veçse është i huazuar te Chelsea dhe ka shprehur dëshirën që të qëndrojë në Londër, e Isco nuk është duke gjetur hapësira në Real dhe largimi i tij duket i pashmangshëm.

Eden Hazard në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Watfordit shënoi dy gola dhe arriti në koutën e 100 golave për Chelsean.