Foto: Facebook

Real Madrid ia rrëmben yllin e ri Manchester Cityt

Real Madridi janë duke u bërë gati që të nënshkruajnë me talentin e ri të Manchester Cityt, Brahim Diaz në verën e ardhshme.

Spanjolli do të jetë pa kontratë në sezonin e ardhshëm dhe duket se City nuk dëshiron që t’ia vazhdoj kontratën atij, e këtë duket se do ta shfrytëzoj Real Madridi.

Sipas “The Sun”,  Diaz nuk është në planet e Guardiolas, ani pse ky talenti Diaz, shënoi dy gola në fitoren e Manchester Cityt ndaj Fulhamit me rezultat prej 2-0.

Ajo që e lenë të kuptoj se Diaz nuk është në planet e Guardiolas, është se City do t’i ofroj kontratë gjashtë vjeçare, 18 vjeçarit Phil Foden.

Transferimi i Diazit në Real Madrid, pritet të ndodh në afatin kalimtar të janarit.