Foto: Facebook

Real Madrid i gatshëm ta lejojë huazimin e Bales në Kinë

Gareth Bale i ka ditët e numëruara në Real Madrid.

Sulmuesi nga Uellsi nuk po kalon ditë të mira te mbretërit që një sezon dhe në këtë afat kalimtar të verës e ka të sigurt largimin. Këtë e kishte konfirmuar edhe trajneri i Realit, Zinedin Zidane, në një konferencë për media.

Gazeta e njohur spanjolle “ESPN” shkruan se Reali është i gatshëm që ta lejojë huazimin e Bales në Kinë, vetëm e vetëm që mos të shpenzojnë para për pagën e tij.

Dy klubet kineze që po interesohen për 30 vjeçarin nga Uellsi janë Jangsu Suning dhe Beijing Guoan.

Nëse Bale transferohet në Kinë atëherë Real Madridi do t’i kursejë afërsisht 100 milionë euro nga paga e tij.