Real Madrid e zgjedh Jovicin si zëvendësues të Benzemas

Real Madrid ka targetuar sulmuesin e Eintracht Frankfurtit, Luka Jovic, si zëvendësuesin ideal të Karim Benzemas.

Jovic është i huazuar te Eintracht Frankfurt nga Benfica  për një sezon.

Jovic nga 17 ndeshje në Bundesligë ka shënuar 13 gola dhe ka bërë katër asistime.

Për të interesim ka shfaqur edhe rivali i Realit, Barcelona.

I lindur në Bosnjë, Jovic është lojtar i kombëtares së Serbisë.