Foto: Facebook

Real Madrid e do me çdo kusht Neymarin

Me largimin e Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit, Real Madridi nuk ka arritur që të balancohet në fazën e sulmit, ku Gareth Bale e Karim Benzema nuk kanë arritur që ta plotësojnë boshllëkun e lënë nga portugezi.

Sipas “Le 10 Sport”, madrilenët po e dëshirojnë me çdo kusht yllin e PSG-së, Neymar.

Skuadra franceze Paris Saint Germain mund të ketë probleme me fair-playn financiar, dhe mund të detyrohet që ta shes Neymarin ose Mbappen, në mënyrë që mos të ketë probleme me UEFA-n.

Reali është pritur që të bëjë një ofertë të re me përfundimin e sezonit 2018/19, pasi në afatin kalimtar të janarit duket e pamundur që Neymar të transferohet ne Spanjë.