Real Madrid dëshiron transferimin e Luka Joviçit

Zinedine Zidane dëshiron që për sezonin e ardhshëm ta kompletoj fazën e sulmit me lojtarë cilësorë.

Sipas ‘Goal.com”, Reali dëshiron që ta transferoj Luka Joviçin nga Eintracht Frankfurti në  ‘Santiago Bernabeu’.

Reali në këtë sezon ka pasur probleme në fazën e sulmit dhe ka mbetur pa asnjë titull duke mbetur jashtë garës nga Liga e Kampionëve, La Liga dhe Kupa e Spanjës.

Për 21-vjeçarin Joviç, Reali do ta ketë konkurrencën e Barcelonës, pasi edhe katalunasit kanë interesim për të.

Serbi Luka Joviç në këtë sezon me Frankfurtin  i ka shënuar 25 gola në të gjitha kompeticionet dhe shtatë asistime.