Foto: Facebook

Real Madrid dëshiron Mbappen ose Neymarin  

Real Madridi është duke kaluar në një formë të dobët në këtë sezon, pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventusit në afatin kalimtar të verës të cilin assesi nuk po munden ta zëvendësojnë lojtarët aktual të në Real.

Sipas gazetës spanjolle “AS”, Real Madridi është duke e monitoruar mirë situatën e Paris Saint Germain, e cila ka paguar plotë 400 milionë funte për Kylian Mbappen dhe Neymarin.

E kjo shumë e madhe pritet t’i paraqes probleme me Fair Playn financiar parisienëve e që mund t’i detyroj ta shesin Neymarin ose Mbappen.

E këtë situatë dëshiron ta shfrytëzoj Reali i cili në afatin kalimtar të janarit me çdo kusht kërkon ta përforcoj fazën e sulmit.