Real Madrid bën gati 80 milionë euro për mbrojtësin e Interit

Problemet me fazën e mbrojtjes në këtë sezon të Realit e kanë alarmuar Presidentin Floretino Perez, për të reaguar në këtë repart.

Sipas “Don Balon”, Real Madridi dëshiron të nënshkruaj me mbrojtësin e Interit Milan Skrinar, që në afatin kalimtar të Janarit.

Presidenti i Realit, Florentino Perez, ka identifikuar sllovakun Skrinar si mbrojtësin ideal për skuadrën e tij. Prandaj është i gatshëm të paguaj deri në 80 milionë euro për të.

Trajneri i Realit Julen Lopetegui, në afatin kalimtar të verës kishte identifikuar mbrojtësin e Ajaxit Mathijs De Ligt, por Perez i ka treguar se klubi mund të bëj hapa për transferime vetëm në afatin kalimtar të Janarit.

Skrinar është duke kaluar momente të mira në skuadrën e Interit, dhe është duke u kërkuar nga shumë klube evropiane, por ai më herët ka deklaruar se do t’i qëndroj besnik skuadrës italiane për një kohë të gjatë.