Real dhe Barcelona dëshirojnë transferimin e sulmuesit serb

Barcelona dhe Real Madrid, pritet që të “luftojnë” njëra me tjetrën për ta transferuar sulmuesin e ri Luka Jovic.

Jovic është vetëm 21 vjeçar dhe është golashënuesi më i mirë në Bundesligë me 14 gola nga 19 ndeshje.

Më herët është raportuar se Barcelona e ka të kryer transferimin e lojtarit serb, mirëpo me interesimin e Real Madridit për të gjërat kanë ndryshuar.

Për transferimin e tij më herët ka shfaqur interesim edhe Liverpool.

Jovic është i huazuar nga Benfica në Eintracht Frankfurt.