Reagimi i Dua Lipës pas anulimit te Sunny Hill Festival

Edicioni i sivjetmë i festivalit “Sunny Hill” në Prishtinë është anuluar për shkak të pandemisë që ka kapluar gjithë botën. Kjo u bë e ditur mbrëmë nga faqja zyrtare e këtij festivali duke thënë se me keqardhje njoftojnë se këtë vit ky festival i madh nuk do të mbahet.

Pas këtij lajmi Dua Lipa përmes një postimi në rrjetet sociale u shpreh se është e pikëlluar qe këtë verë nuk do të jetë në Kosovë për të festuar. “Shumë e pikëlluar që nuk mund të festoj me ju këtë verë, por shihemi në vitin 2021”, ka shkruar Lipa, shkruan RTV 21.