Rashkaj e komenton vendimin e Ismajlit: Lojtar jo profesional, nuk na duhen te Kosova

Anel Rashkaj ishte njëri prej futbollistëve të parë që e la Kombëtaren e Suedisë, për Kosovën ende pa u pranuar në UEFA dhe FIFA, për të luajtur për vendin e vet në mars të vitit 2014-të.

Djaloshi nga Prizreni ishte njëri prej 23 futbollistëve të ftuar nga trajneri Albert Bunjaku për ndeshjen e parë miqësorë të Kosovës ndaj Haitit, që ishte zhvilluar në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Rashkaj e ka komentuar edhe situatën e mbrojtësit Ardian Ismajli, i cili e la Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë, edhe pse i kishte premtuar se do ta vesh fanellën e ‘Dardanëve’.

Ai e ka cilësuar si lojtar jo profesional dhe ka thënë se lojtarë të tillë është më mirë që mos të luajnë për Kosovën, duke aluduar për Ardian Ismajlin.

“Edhe në kohën e Bunjakut ka pas lojtarë që kanë qenë shumë të zhgënjyer që nuk kanë startuar në ndonjë ndeshje, mendoj që kjo është qesharake, si mundet një lojtar me i vendos kushte përfaqësueses për me lu startues. Këtu kemi të bëjmë me lojtar jo profesional dhe individë të tillë është më mirë mos me i pasë në skuadrën kombëtare”, ka deklaruar Rashkaj për Gazetën Metro, teksa ka komentuar vendimin e Ismailit për të kaluar te Shqipëria, përcjell KALLXO.com.

Rashkaj aktualisht është pjesë e skuadrës AFC Eskilstunes në Suedi.

Ramiz Lladrovci premton hapjen e kontratave

by Kallxo
NA NDIQNI

Send this to a friend