Rashford shihet si zëvendësues i Suarezit në Barcelonë

Barcelona është duke konsideruar që ta transferojë sulmuesin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford për sezonin e ardhshëm, pasi produktiviteti i Luis Suarezit po bie në këtë sezon.

Katalunasit e shohin Rashfordin si zëvendësues ideal të uruguaianit për sezonin e ri.

Sipas gazetës spanjolle “Mundo Deportivo”, Barcelona prioritet i ka Antoine Griezmannin e Atletico Madridit dhe Luka Jovicin e Entraicht Frankrufurtit.

Por, Barca e admiron të riun e Manchester Unitedit Marcus Rashford.

Barcelona dhe Manchester United do të përballen në prill në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.