Foto-Atdhe Mulla/ Kallxo.com

Ramadani: Do të jetë e vështirë të premten ndaj Santa Colomas

Trajneri Zekirija Ramadani, ka folur për media, pas triumfit të skuadrës së tij ndaj Lincoln Red Imps-it, me rezultat minimal 1-0.

Nikli të premten me fillim prej orës 20:45, do të luaj ndaj Santa Colomas, ndeshje kjo e vlefshme për fazën preliminare të Ligës së Kampionëve.

Zekirija Ramadani, ka thënë se te premten do ta kenë të vështirë, dhe se ndeshje e sotme ishte me presion të lartë.

“E para dua t’i uroj futbollistët për fitoren, dhanë maksimumin sot. Feronikeli pas finales së kupës ishte ndeshja e parë që po e zhvillojmë, nuk arritën të zhvillojmë ndeshje kontrolluese dhe ajo ishte faktori që në pjesën e dytë luajtëm me më shpirt sa sa duheshim të luajmë edhe luajtëm vetëm në mbrojtje. Kjo fitore na bën të marrim që të marrim edhe një fitore të premten se objektivi ynë është që të dalim në vendin e parë për të vazhduar këtë garë. Do të jetë e vështirë ditën e premte, ndoshta do të kemi përparsi se do të bëjmë një analizë. Ndeshja e sotme ishte me presion më të lartë.  Hera e parë që luajmë dhe të gjithë na bën favorit, kjo ishte tepër e vështirë”, ka thënë Ramadani.

Fituesin e kësaj finaleje, e pret skuadra nga Uellsi, The New Saints.