Rahoveci kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës

Rahoveci e ka mposhtur Don Boskon me rezultat 87-71, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të Final 8 të Kupës së Kosovës.

Pjesa e parë ndërmjet Rahovecit dhe Don Boskos përfundoi në të mirë të vendasve me rezultat 43-36.

Edhe çereku i tretë dhe i katërt i takuan vendasve të cilët nuk e diskutuan asnjëherë fitoren të cilën e arritën me rezultat 87-71.

Lojtari më i mirë të Rahoveci ishte Frederick Richardson me double-double prej 25 pikëve dhe tre kërcimeve.

Te skuadra e Don Boskos më i dalluari ishte Gent Shala me 19 pikë e 12 kërcime.

Rahoveci në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e duelit Bashkimi- Prizreni që do të luhet nesër në ora 19:00.