Rafinha dëshiron rikthimin e Neymarit në Barcelona

Mesfushori i Barcelonës Rafina dëshiron që sulmuesi brazilian i Paris Saint-Germain Neymar të rikthehet në “Camp Nou”.

27 vjeçari Neymar është lidhur vazhdimisht muajt e fundit për një rikthim në Barcelonë.

Braziliani nuk është duke kaluar momente të mira në Paris Saint-Germain, prej transferimit të tij para dy viteve për 222 milionë euro.

Rafina shpreson që Neymar të rikthehet në Barcelonë, pasi për të ai është një super lojtarë.

“Shpresoj që Neymari të kthehet. Ai është një lojtarë i shkëlqyer dhe do të ishte një gjë e mirë për Barcelonën”, ka thënë Rafinha të enjten për mediat spanjolle.

Ai po ashtu ka thënë se dëshiron edhe ardhjen e Griezmannit.