Rabiot mund të transferohet në Juventus nga Parisi

Mesfushori francez i Paris Saint-Germain, Adrien Rabiot, mund t’i bashkohet skuadrës së Juventusit, prej muajit korrik të këtij viti.

Sipas gazëtës “Chiringuito”, Rabiot dhe Juventus kanë arritur një marrëveshje të kënaqshme për të dy palët që francezi të transferohet në qytetin e Torinos.

Sipas kësaj gazete, Rabiot do të nënshkruaj kontratë pesë vjeçare me italianët me një pagë prej 7 milionë eurove në vit.

Ndërsa do t’i marrë edhe 10 milionë euro shtesë si bonus.

Rabiot në këtë sezon ka pasur probleme me Parisin, për arsye se dëshirontë të largohej më herët nga klubi, mirëpo një gjë të tillë nuk ia lejonte klubi.