Publikohet orari për Lojërat Olimpike ‘Tokyo 2020’

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), ka publikuar orarin e garave për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”, që do të mbahet prej 24 korrik deri më 9 gusht të vitit të ardhshëm, në kryeqytetin japonez.

Në sportin e xhudos brenda normës Olimpike nga Kosova janë pesë garues, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova.

Ndërsa nëse arrijnë të kualifikohen, kategoria e Distria Krasniqit (-48kg) do të garojë me 25 korrik, e Majlinda Kelmendit (-52kg) më 26 korrik, kurse Akil e Nora Gjakova do të garojnë më 27 korrik. Në kategorinë (-78kg) të Loriana Kukës, garat do të zhvillohen me 30 korrik.

Për Ekipin Olimpik të Kosovës, “Tokyo 2020” do të jenë Lojërat e dyta Olimpike, pas debutimit në “Rio 2016”, ku Majlinda Kelmendi kishte fituar medaljen e artë.

Orarin e plotë të garave mund ta gjeni në këtë link.