Publikohet Agjenda e Paradës Shqiptare në New York

Parada e shqiptarëve të Amerikës tanimë është një ngjarje e përvjetshme

Kjo paradë dhe të gjitha eventet tjera janë krijuar nga organizata shqiptare në Amerikë “Albanian Roots” (Rrënjët Shqiptare).

Me datën 16 qershor, nga ora 19 deri në orën 21 në “The Bernic Hotel” do të bëhet pritje për sponsorët, vullnetarët dhe mbështetësit e vjetër të “Albanian Roots”. Kjo ngjarje do të jetë e mbyllur për publikun, shkruan rtv21.tv.

Të nesërmen me datën 17 qershor nga ora 09:00 deri në 10:00 do të bëhen përgatitjet për paradën. Në orën 10:00 programi i paradës fillon. Nga 10:30 deri më 11:30 do të ketë program vallëzimi nga grupet kulturore shqiptare. Nga 11:30 deri në 12:00 do të bëhet renditje për fillimin e marshit të paradës, e cila do të fillojë në orën 12 përgjatë rrugës 6të në Manhattan.

Të njëjtën ditë nga ora 13:00 deri në orën 16:00 do të ketë ndejë në adresën 210 W 55th St, New York, NY 10019. Hyrja do të jetë 20 dollarë, dhe të gjitha paratë e mbledhura do të përdoren për të mbajtur aktivitete si kjo paradë.

Albanian Roots është një organizatë jo fitimprurëse e cila për qëllim ka forcimin dhe integrimin e shqiptarëve në vendet e tyre të adoptuara, përgjatë gjithë diasporës shqiptare./21Media