PSV dëshiron rikthimin e Robbenit në Holandë

Sulmuesi i Bayern Munich, Arjen Robben, para pak javësh deklaroi se do të largohet nga “Bavarezët”, pas një dekade të kaluar tek ta.

Pas njoftimit se Robben, do të largohet nga Bayerni, skuadra e njohur holandeze PSV Eindhoven ka shfaqur interesim për ta rikthyer holandezin në shtëpinë e tij.

Sipas gazetës “ED”, holandezi mund të transferohet tek PSV-ja në afatin kalimtar të verës në vitin 2019-të.

Robben ka luajtur tek gjiganti holandez PSV, prej sezonit 2002 deri në vitin 2004, para se të largohej në drejtim të Chelseas në Premierligë.