PSG pëson debakël në Lille (FOTO)

Lille e ka mposhtur Paris Saint-Germainin me rezultat të thellë 5-1, në kuadër të xhiros së 32-të në Ligue 1.

Kjo humbje për PSG-në është e dytë në këtë sezon, pas asaj ndaj Lyonit 2-1.

Vendasit e nisën mirë ndeshjen pasi kaluan në epërsi në minutën e 7’ me autogolin e Meunier.

PSG e barazoi rezultatin me Juan Bernat në minutën e 11’.

Bernat u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 36’.

Lille e shfrytëzoi epërsinë numerike në fushë në pjesën e dytë dhe i shënoi edhe katër gola të tjerë.

Pepe i kaloi vendasit në epërsi prej 2-1 në minutën e 51’.

Bamba e trefishoi epërsinë e vendasve në minutën e 65’.

Për rezultatin 4-1, shënoi Gabriel në minutën e 71’.

Jose Fonte në minutën e 84’ e mbylli ndeshjen me rezultatin 5-1.

Lille pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e dytë me 64 pikë.

Ndërsa PSG në vendin e parë me 81 pikë.