PSG bën gati 50 milionë euro për Donnarumman

Paris Saint –Germain është i gatshëm që të ta transferoj portierin e Milanit Gianluigi Donnarumma, nëse Milan nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Sipas gazetës italiane “La Repubblica”, PSG është  i gatshëm që të bëj ofertë prej 50 milionë eurove për Donnarumman.

Klubi francez nuk do ta vazhdoj bashkëpunimin me Buffonin dhe dëshiron që ta ketë një portier të nivelit të lartë për sezonin e ardhshëm.

Francezët po ashtu dëshirojnë edhe shërbimet e David De Geas të Manchester Unitedit, por nëse nuk arrihet spanjolli atëherë alternativë është Donnarumma.