www.bbc.com

Pse gratë e suksesshme kanë më shumë mundësi të divorcohen?

 

Të paturit një karrierë të suksesshme dhe njëkohësisht marrëdhënie romantike me partnerin është një qëllim jetësor për shumë prej nesh. Por edhe në vendet më të barabarta gjinore, gjetja e një partneriteti që zgjat, është më e ndërlikuar për gratë me sukses më të lartë se burrat, trasmeton BBC

Në Suedi, e cila renditet e para në indeksin e barazisë gjinore në BE falë faktorëve të tillë si leja prindërore, kujdesi ditor i subvencionuar dhe aranzhimet fleksibile të punës, ekonomistët studiuan kohët e fundit se si suksesi në vendet e larta të punës ndikoj në mundësinë e divorcit për secilën gjini.

Rezultati: Gratë kishin shumë më shumë gjasa të paguanin një çmim më të lartë personal për suksesin e tyre në karrierë.

“Promovimi në një punë të lartë në politikë rrit shkallën e divorcit të grave por jo për burrat, dhe gratë që bëhen menaxhere divorcohen më shpejt sesa burrat që bëhen menaxher-drejtor”, përmbledh Johanna Rickne, profesore në Universitetin e Stokholmit dhe bashkautore i hulumtimit, i cila u botua në fillim të këtij muaji në American Economy Journal.

Në sektorin publik, në tre dekadat e fundit , gratë kryetare bashkie dhe parlamentare pas zgjedhjeve dyfishuan shanset e tyre për t’u ndarë nga partnerët e tyre; vetëm 75% të tyre ishin ende të martuara tetë vjet pas votimit.

Rickne argumenton se megjithëse Suedia ka siguruar legjislacionin dhe strukturat shoqërore për të krijuar “që nuk duhet të zgjedhësh midis familjes dhe karrierës”, hulumtimi zbulon se ajo që ndodh me familjet kur gratë përparojnë në shkallët e karrierës është shpesh një tjetër histori.

Shumë çifte përjetojnë “stres dhe fërkim” kur ka ndryshime në ndarjen e roleve të tyre ekonomike dhe sociale, për shembull për shkak të ndikimit në sasinë e kohës së lirë që ata mund të kalojnë së bashku ose si i ndajnë detyrat shtëpiake.

Zgjedhja e partnerit të duhur

Pra, si mundet që gratë që synojnë punë të larta të zvogëlojnë shanset e tyre për të hyrë në një marrëdhënie që “rrënohet” kur të arrijnë majën e karrierës?

Rickne thekson se, edhe në vendet elitare si Suedia, gratë prapë priren të martohen me burra të moshuar, të cilët fillojnë të kenë më shumë para se ato, duke u rikthyer te tregimet tradicionale të “princit në përrallë”.

Gratë me status të lartë, me të ardhura më  të larta – ato nuk martohen me një burrë me të ardhura të ulëta që dëshiron të jetë burrë i shtëpisë. Ato kanë tendencë të kërkojnë një burrë edhe me të ardhura të larta.

Hulumtimi i saj në Suedi zbuloi se divorcet kanë shumë mundësi në çifte ku gruaja ishte më e re se burri i saj me një diferencë më të madhe. Çiftet që ishin në moshë më të afërt dhe kishin një qasje ndryshe në kujdesin e fëmijëve kishin më pak të ngjarë të divorcoheshin pas suksesit të një gruaje.

Përfitimet e divorcit

Ndërkohë, divorci nuk është gjithmonë një gjë e keqe. Molly Malm, një avokat i firmës juridike suedeze Lexly, tregon se shkalla e lartë e divorcit të përgjithshëm të Suedisë në krahasim me pjesën tjetër të BE është e lidhur me qëllimet e saj të barazisë gjinore.

“Divorci nuk duhet gjithmonë të jetë fundi i botës”, thotë Malm, i cili tregon se është bërë normale në Skandinavi për t’u martuar shumë herë ose për të pasur disa partnerë afatgjatë gjatë gjithë jetës. “Suedia nuk është shumë fetare … Ju martoheni sepse është romantike dhe e gëzueshme”, thotë studiuesi.

Të dhënat e Rickne sugjerojnë që gratë që divorcohen pasi shënojnë suksese të larta në karrierë kanë më pak të ngjarë se burrat të rimartohen ose të kenë një lidhje serioze. Por nga puna e saj nuk është e mundur të konkludohet se nëse ato janë më të lumtura pa partner ose nëse e kishin më të vështirë të gjejnë dikë të ri.