Pse fëmijët duhet të lëzivin në shkollë

Hulumtimet tregojnë se  pesha e madhe e fëmijëve  është problem në rritje, raporton CNN.

Sipas tyre,  ish-zonja e parë Michelle Obama ishte një prej përkrahësve që në shkolla fëmijët të kenë mundësi të lëvizin.

Studiuesit thonë se ashtu si shkollat mësojnë shkrim-leximin e matematikën ato mund të mësojnë shkrim-leximin fizik pra duke i mësuar fëmijët bazat e lëvizjes në mënyrë që ata të mund të qëndrojnë aktivë.

John Ratey, një profesor klinik i asocuar i psikiatrisë në Shkollën Mjekësore të Harvardit, thotë se aktiviteti gjatë ditës në shkollë bënë që nxënësit të jenë më të mirë për shkak të ndikimit që e ka lëvizja në tru.

“Kur lëvizim stimulojmë të gjitha qelizat nervore që ne përdorim për të menduar dhe kur stimuloni ato qeliza nervore ato i bëjnë fëmijët të jënë të gatshëm të bëjnë gjëra të tjera”, tha Ratey, një ekspert i neuropsikiatrisë.

Një studim i kohëve të fundit ka rishikuar 26 studime të mëparshme duke vlerësuar kështu ndikimin e aktivitetit fizik në performancën akademike, hulumtimi zbuloi se fëmijët që kanë aktivitet fizik shtesë në shkollë janë shumë më të mirë në matematikë dhe në lexim.

Studimi  i publikuar në revistën “Pediatrics” përfshinte më shumë se 10 mijë  fëmijë të moshave  4 dhe 13 vjeçare .  Ata zbuluan se aktiviteti fizik, sidomos edukimi fizik, përmirëson sjelljen në klasa dhe është një nxitje për arritjet akademike, sidomos aftësitë e ndërlidhura me matematikë dhe  lexim, raporton CNN.

Një shkollë  fillore në Connecticut ka tre vjet që është duke marrë trajnime shtesë për të aplikuar aktivitetin fizik të fëmijëve si pjesë të mësimit.

Shkolla është deklaruar se në klasat e treta dhe të katërta nxënësit e të cilave janë të angazhuar në mënyrë aktive për të zhvilluar shkathtësitë fizike janë studentët më të mirë në matematikë dhe shkrim-lexim.

Për të realizuar programet e aktivitetit fizik përdoren edhe videot të cilat shkollat i marrin nga kompania GoNoodle.

“Koncepti është i thjeshtë,fëmijët e sotëm janë rritur me ekrane, kështu që GoNoodle përpiqet të përdorë video të këndshme, shpesh rreth dy minuta të gjata që i bëjnë fëmijët të lëvizin “ thonë udhëheqësit e Kompanisë.

Shkollat ​​aktive  u themeluan si pjesë e nismës ‘Let’s Move’ të Obamës. Kjo është një lëvizje kombëtare në të cilën janë bashkuar shumë organizata e të cilat bashkarisht përpiqen të arrijnë një edukim fizik sidomos gjatë qëndrimit në shkollë.

“Qëllimi është të paktën 60 minuta aktivitet në ditë, gjë që është thelbësore sidomos pasi shumë fëmijë nuk e shohin daljen jashtë për lojë pas shkollës si aktivitet, kjo ka qenë pjesë e jetës së fëmijëve dekada më parë” raporton CNN.

 

Përgatiti: Paulina Nushi-Muhaxhiri