Foto: Design by Jessica Xie/Billboard

Pse artistet shqiptare i kanë pushtuar top listat muzikore?

Më 8 dhjetor 2018, Bebe Rexha postoi një fotografi të saj së bashku me Dua Lipën me mbishkrimin: “Dy vajza shqiptare janë nominuar për dy çmime Grammy. Për të gjitha vajzat shqiptare dhe të gjitha vajzat anembanë botës, çdo gjë është e mundur, kështu që ndiqni ëndrrat tuaja dhe vazhdoni të thyejeni akullin. “Dhe më 28 janar ajo përmendi dy talente të tjera shqiptare: “Unë dua një bashkëpunim Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max”.

Postimet e Rexhës paralajmëruan një rritje të artistëve shqiptarë në listën e këngëve më të mira, “Billboard Hot 100”, në vitin e kaluar. Ajo e theu rekordin për qëndrimin shumëjavësh në pozitën e parë në top listën “Hot Country Songs – 50” me këngën “Meant To Be”, në bashkëpunim me Florida Georgia Line.

Lipa kryesoi “Mainstream Top 40” për katër javë me “New Rules”, ndërsa Ora hyri me dy këngë në top 10 këngët “Dance Club Song” dhe Max hyri në top 20 këngët në listën prej 100 këngë, me debutimin e saj të parë, “Sweet but Psycho”. Të katër artistet kanë prindërit shqiptarë (edhe pse të gjithë kanë lindur diku tjetër: Ora në Kosovë, Rexha në Brooklyn, Lipa në Londër, dhe Max në Milwaukee).

Këngëtarja dhe tekst-shkruesja, Njomza Vitia, dhe bashkë-shkruesja e hiteve “Thank U, Next” dhe “7 Rings”, numër një në “Hot 100”, të Ariana Grandes, është një tjetër artiste shqiptare e suksesshme në top lista. E lindur në Gjermani dhe e rritur në Chicago, ajo thotë se tranzicioni i sundimit komunist në demokraci në fillim të viteve 1990 ushqeu krijimtarinë e gjeneratës së saj.

“Nëse ka diçka që e çon përpara këtë, është ambicia që e kemi si komb”, thotë Vitia. “Detyra për të pasur një jetë më të mirë”, shtoi ajo.

“Nëna ime gjithnjë më thotë se ne jemi kështu sepse jemi shqiptarë. Ne jemi pak të çmendur dhe kurrë nuk dorëzohemi. E kemi në gjak”, ka thënë Ava Max.

Vitia ka thënë se zhanret e njohura në vend janë muzika elektronike, pop dhe rok-elektronikë, një zhvillimin relativisht i ri pasi është ndaluar në kohën e komunizmit deri në fillim të viteve 90-ta.

“Nuk janë vetëm artistë shqiptarë që arrijnë sukses jashtë vendit të tyre, por ka një komunitet të madh artistësh gjithandej, siç janë reperët Lyrical Son, Capital T dhe këngëtarja Dafina Zeqiri, të cilët këndojnë edhe në Evropë”, theksoi Vitia.

“Është një shtet që po ec përpara”, përfundoi ajo.

Artikullin në origjinal mund ta lexoni KËTU.

Përgatiti: Dorentina Kastrati