Prova 4-ditore e javës së punës: 40% e punonjësve raportuan më pak probleme me gjumin

Rezultatet janë marrë nga një provë e madhe katër-ditore e punës në Mbretërinë e Madhe, dhe përgjigjet nga punonjësit që morën pjesë e vënë theksin tek disa arsye pse mund të ishte një alternativë e preferueshme ndaj status quo-së – duke përfshirë gjumin më të mirë.

40% e rreth 2,900 punonjësve që morën pjesë në këtë provë thanë se kishin më pak probleme me gjumin ose pagjumësinë, sipas gjetjeve të provës. Dyzet e pesë përqind nuk panë asnjë ndryshim në gjumin e tyre dhe 15 përqind raportuan një rritje të problemeve me gjumin.

Prova katër-ditore e javës së punës në Mbretërinë e Bashkuar, një nga më të mëdhatë në botë, përfshiu 61 kompani të cilat morën pjesë në të. Një total prej 56, ose 92% e kompanive, thanë se do të vazhdojnë me një javë pune katër-ditore tani që prova ka përfunduar. Tetëmbëdhjetë prej kompanive konfirmuan se java katërditore e punës do të jetë një politikë e përhershme. Prova u organizua nga 4 Day Week Global në bashkëpunim me ekipet kërkimore në Kolegjin e Bostonit, Universitetin e Kembrixhit dhe Autonomy. Prova u bë nga qershori në dhjetor të vitit të kaluar.

Nuk është sekret se gjumi është i rëndësishëm për shëndetin, por mbi një e treta e të rriturve amerikanë nuk i bëjnë 7 orë ose më shumë gjumë të rekomanduar çdo natë, sipas një raporti të vitit 2016 nga Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve, CDC. Të qenit i mbingarkuar ndoshta nuk është arsyeja e vetme, por CDC dyshon se kjo luan një rol.

“Punëdhënësit mund ta konsiderojnë rregullimin e orarit të punës për t’u lejuar punëtorëve të tyre të flenë mjaftueshëm”, shkroi agjencia kur publikoi raportin.

Pjesa më e madhe e hulumtimit të qeverisë amerikane për gjumin e punës përqendrohet në ndërrimet e gjata gjatë natës që shpesh kërkohen nga infermierët ose shoferët e kamionëve. Por edhe me një javë pune standarde prej 40 orësh, stresi në punë mund të rrjedhë para gjumit.

Një studim i vitit 2007 në Suedi e lidhi pagjumësinë me stresorët e punës, të tillë si kërkesat e larta për punë. Hulumtimi i mëtejshëm suedez në vitin 2019 e forcoi atë lidhje duke përdorur të dhënat e anketave shëndetësore nga mbi 3,700 njerëz. Një meta-analizë nga State Farm Insurance në 2017 zbuloi se stresorët e punës siç janë ngarkesa e punës ndikuan si në cilësinë ashtu edhe në sasinë e gjumit. Instituti Kombëtar i SHBA për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë rendit shqetësimet e gjumit si një shenjë paralajmëruese të hershme të stresit në punë.

Gjumi i dobët është një rrezik për shëndetin e punëtorëve. Por gjithashtu mund të ndikojë tek punëdhënësit duke e ulur performancën e punës. Një studim i vitit 2010 vlerësoi se humbja e produktivitetit të lidhur me lodhjen u kushtonte 1,967 dollarë për punonjës në vit, në katër korporata amerikane. Një studim i vitit 2007 tregoi se pothuajse 38% e punonjësve në SHBA përjetuan lodhje në punë.

Në pilotimin e javës 4-ditore të punës, 46% e punonjësve raportuan se kishin më pak lodhje se zakonisht dhe 14% thanë se përjetuan më shumë.

Javët e punës 4-ditore janë të mira edhe për biznesin, sugjeron studimi në fjalë

Kompanitë që morën pjesë në këtë provë thanë gjithashtu se panë përfitime, me të ardhura që u rritën mesatarisht me 1.4% gjatë kohës sa bëhej kjo provë. Krahasuar me një kohë të ngjashme gjatë një jave normale pune pesë-ditore në të kaluarën, kompanitë pjesëmarrëse panë rritje të të ardhurave mesatarisht me 35%, sipas rezultateve të provës.

Industria e marketingut dhe reklamave përbënte sektorin më të madh të kompanive që morën pjesë në studim, me shërbimet profesionale që përbënin grupin e dytë më të madh, dhe bamirësitë dhe organizatat jofitimprurëse ishin të tretat më të mëdha. Gjashtëdhjetë e dy për qind e punonjësve në provën e lartcekur u vetëidentifikuan si gra, 37% u identifikuan si burra dhe 1% të identifikuar në kategorinë “tjetër”.

Më pak punonjës thanë se ndjeheshin të detyruar ta linin punën e tyre gjatë kësaj prove, me numrin e largimeve të punonjësve duke rënë me 57%, sipas rezultateve. Pesëmbëdhjetë përqind e punonjësve që morën pjesë në provë “thanë se asnjë shumë parash nuk do t’i shtynte ata ta pranonin një orar pesë-ditor gjatë javës katër-ditore”, sipas gjetjeve.

Rezultatet e sondazhit tregojnë për gjendjen aktuale në vendin e punës, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, por edhe në SHBA dhe në mbarë botën. Katër në dhjetë punonjës thanë se u përballën me lodhje dhe stres në vendin e punës gjatë vitit të fundit, sipas një sondazhi nga Adecco Group.

Përveç gjumit më të mirë, punonjësit pjesëmarrës raportuan përfitime të tjera të punës 32 orë në vend të 40 për të njëjtën shumë pagash. Tridhjetë e nëntë përqind e punonjësve raportuan se ndjenin më pak stres dhe 71% ndjenin më pak lodhje dhe stres deri në fund të provës./Bussines Insider

 

Përgatiti: Nuhi Shala