Foto: Kallxo.com

Prishtina vazhdon me fitore në FIBA Europe Cup (Foto)

Z Mobile Prishtina ka vazhduar me fitore në FIBA Europe Cup, duke e mposhtur CSA Steaua Bucurest me rezultat prej 74-69.

Vendasit e nisën mirë takimin duke shënuar 25 pikë në çerekun e parë, ndërsa mysafirët 17 (25:17).

Çereku i dytë nuk ishte i mirë për vendasit, pasi shënuan vetëm 9 pikë, kurse Steaua 19, rezultati i pjesës së parë ishte 34-36.

Çereku i tretë ishte një kthesë e madhe për Prishtinën, pasi e fituan me 23:12.

Dhjetëminutëshi i fundit i takoi skuadrës mysafire, mirëpo epërsia e kryeqytetasve nuk arriti të rrezikohej dhe shënuan fitore me rezultat prej 74-69.

Kjo ishte fitorja e katërt e Z Mobile Prishtinës në kuadër të Grupit E në FIBA Europe Cup.