Prishtina vazhdon me fitore, Khalid i jep tri pikë të reja ‘Plisave’ (Foto)

Prishtina ka arritur të shënoj një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së 14-të në Ipko Superligën e Kosovës, ku ka luajtur si mysafir ndaj Drenicës.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Basid Khalid me kokë në minutën e 89-të, pas harkimit të Armend Dallkut.

Pas kësaj fitore Prishtina, mbetet në pozitën e dytë me vetëm dy pikë më pakë se Feronikeli.

Kurse Drenica, në pozitën e shtatë me 18 pikë.