Prishtina

Prishtina sot ndeshet me Ballkanin, kërkon ta ruajë kreun e tabelës (FOTO)

Sot FC Prishtina kthehet të luajë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të xhiros së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës. Skuadra nga kryeqyteti pret Ballkanin e Suharekës.

Prishtina në këtë ndeshje vjen e supermotivuar pas fitores të së mërkurës në Drenas, ku e mposhti Feronikelin, duke ia rrëmbyer pozitën e parë në tabelë.

Ndërkohë, Ballkani në këtë ndeshje do të kërkojë që së paku të marrë një pikë, pasi në xhiron e kaluar është mposhtur në Suharekë nga Feronikeli.