Foto: Federata e Basketbollit të Kosovës

Prishtina mposhtet nga skuadra gjermane në Europe Cup

Klubi i basketbollit Prishtina ka pësuar humbje nga skuadra gjermane s.Oliver Wurzburg, me rezultat 91-78 në kuadër të Fiba Europe Cup.

Klubi i Prishtinës ka mbyllur me humbje dy çerekët e parë të ndeshjes. Në çerekun e parë, Prishtina ka qenë në disavantazh prej 12 pikëve. Ndërsa në çerekun e dytë, dallimi në rezultat është thelluar në 14.

Në pjesën e dytë të kësaj ndeshje, Prishtina e mori veten. Çereku i tretë ishte në favor të Prishtinës, me rezultat 27 me 18 kurse çereku i katërt me rezultat 21 me 17.

Tashmë Prishtina ka grumbulluar 5 pikë dhe gjendet në pozitën e tretë të Grupit I. Kryesues i këtij grupi është s.Oliver Wurzburg me gjithsej 8 pikë.

Në pozitën e dytë radhitet skuadra turke Pinar Karsiyaka me 7 pikë. Ndërsa e fundit në tabelë është skuadra hungareze Szolnoki Olaj me 4 pikë.

Kjo është humbja e tretë e Prishtinës në kuadër të këtij raundi të Fiba Europe Cup.