KF Prishtina

Prishtina mposht edhe Ballkanin (Foto)

Prishtina ka vazhduar me fitore, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 2-0.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 15-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Golat u shënuan në pjesën e dytë nga Mario Morina në minutën e ’65 dhe Meriton Korenica në minutën e ’69.

Pas kësaj fitoreje Prishtina e mban kreun e tabelës të sigurt me 36 pikë.

Ndërsa Ballkani gjendet në pozitën e barazhit me 18 pikë.