Prishtina me fitore minimale ndaj KEK-ut (Foto)

Prishtina është rikthyer te fitoret duke e mposhtur KEK-un, në stadiumin ‘Agron Rama’ në Obiliq me rezultat 2-1.

Prishtina kaloi në epërsi në minutën e 7’ me Diar Miftarajn.

Mysafirët e dyfishuan epërsinë në minutën e 27’ me qendërmbrojtësin Armend Dallku.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë 2-0 në favor të mysafirëve.

Krejt çka arriti të bëjë KEK-u në pjesën e dytë ishte goli i Egzon Qerimit në minutën e 53’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina mbetet në vendin e dytë me 47 pikë.

Kurse KEK-u në vendin e fundit me 1 pikë.