Foto: Facebook

Prishtina humb ndeshjen e parë të fazës së dytë në FIBA Europe Cup

Prishtina është mposhtur nga skuadra Oliver Wurzburgu në ndeshjen e parë të fazës së dytë në FIBA Europe Cup.

Gjermanët arritën të fitojnë me rezultat 95:77.

Demario Mayfield përfundoi ndeshjen me 20 pikë, Dardan Berisha 18, ndërsa Kyan Anderson 17 të tjera, por në fund nuk mjaftuan për fitore.

Tri raundet e para të kësaj ndeshje ishin të barabartë.

Në pjesën e fundit, vendasit arritën një epërsi me 11 pikë ndaj Prishtinës, për të shënuar fitoren e parë në Grupin I.

Në Grupin I përveç Prishtinës dhe skuadrës gjermane Oliver Wurzburgu janë edhe Szolnoki Olaj e Pinar Karshiyaka.