Prishtina fiton në Suharekë (Foto)

Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 24-të në Superligë ndaj Ballkanit.

Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi pa gola.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 71’ me një gol të bukur me Meriton Korenicës.

Përsëri për Prishtinën realizoi mesfushori Korenica pas asistimit të Ergyn Ahmetit.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ngritet në vendin e dytë me 53 pikë.