Prishtina fiton me golin e Pefqelit  (Foto)

Prishtina e ka fituar derbin e xhiros 31-të në Superligën e Kosovës duke e mposhtur Llapin me rezultat 1-0.

Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi Mergim Pefqeli që e shënoi golin e fitores në minutën e 87’.

Rastin e parë serioz për gol e patën Llapi në minutën e 16’, pas krosimit nga Mentor Zhdrella nga korrneri.

Prishtina shënoi gol në minutën e 19’ me Basit Khalidin, por goli iu anulua pasi ishte pozitë jashtë loje.

Festim Alidema i Llapit pati rast të mirë për gol pas i kaloi tre futbollist të Prishtinës, por Visar Bekaj u tregua i vëmendshëm.

Në pjesën e parë u largua nga loja me emergjencë sulmuesi i Llapit Valmir Veliu.

Në pjesën e dytë Ahmet Jonuzi pat shans të mirë për gol, por portieri Visar Bekaj, u tregua i vëmendshëm.

Prishtina me Abdul Bashiru e goditën shtyllën në minutën e 76’.

Pas kësaj fitoreje Prishtina ngritet në bendin e dytë me 72 pikë.

Kurse Llapi mbetet në vendin e tretë me 69 pikë.