Prishtina e mposht Rahovecin dhe fiton Kupën e Kosovës (Foto)

KB Prishtina e ka mposhtur KB Rahovecin me rezultat 96-60, në finalen e Final 8 të Kupës së Kosovës e cila po mbahet në Rahovec.

Prishtina e fiton Kupën e Kosovës për të katërtën herë rresht.

Kryeqytetasit që në çerekun e parë bënë me dije se janë favoritë në këtë ndeshje, rezultati i këtij çereku ishte 21-7.

Edhe në çerekun e dytë Prishtina vazhdoi me epërsi, duke e mbyllur me rezultatin 48-32.

Në dhjetë minutëshin e tretë, ‘bardhekaltërtit’ e rritën epërsinë në 74-51.

Çereku i fundit përsëri i takoi Prishtinës, e cila e mbylli këtë çerek me 16 pikë, ndërsa Rahoveci vetëm 9 pikë i realizoi, për rezultatin përfundimtar 96-60.

Lojtari më i mirë te Prishtina ishte Dardan Berisha me 22 pikë, ndërsa te Rahoveci më i mirë ishte Frederick Richardson me 26 pikë.