Prishtina e konfirmon Mirel Josen edhe për dy sezone (FOTO)

Prishtina nuk është duke arritur që gjashtë vite që ta fitoj titullin e kampionit në Kosovë dhe për këtë ka pasë kritika të shumta.

“Bardhe e kaltërtit” në dy sezonet e fundit kanë dalë në vendin e dytë duke e humbur titullin e kampionit në xhirot e fundit.

Për këtë ka pasë skepticizëm në besimin e trajnerit nga Shqipëria Mirel Josa.

Mirëpo, Prishtina sot e ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar në faqen e klubit se Josa do të jetë pjesë e tyre edhe për dy vite.