Princi Harry  ‘mashtrohet’ nga një telefonatë?

 

Dy humoristë rus deklaruan se ata kanë mashtruar Dukën e Sussex-it në bërjen e komenteve rreth daljes nga familja mbretërore.

Njëri prej tyre, Alexey Stolyarov, tha për BBC se Princ Harry ka diskutuar për çështje të ndryshme pasi ata u shtirën si ‘aktivistja për ndryshmet klimatike Greta Thunberg dhe babai i saj’ në dy thirrje telefonike.

Në telefonata, Princ Harry thuhet të ketë kritikuar Donald Trump në lidhje me ndryshimet klimatike dhe përshkroi vendimin e tij për përfundimin e detyrave zyrtare mbretërore si “jo të lehtë”.

Pallati Buckingman nuk ka komentuar.

Zoti Stolyarov-i cili performon si pjesë e dyshes me Vladimir Kuznetsov, tha për korrespondenten e BBC-së në Rusi Sarah Rainsford se fjalitë e dy thirrjeve të publikuara ekskluzivisht nga gazeta The Sun janë “të sakta”.

BBC nuk ka qenë në gjendje të verifikojë autenticitetin e thirrjeve telefonike, të bëra më 22 Janar.

‘The Sun’ të Mërkurën raportoi se, në një thirrje, Harry foli për vendimin e tij për t`u larguar si person i lartë mbretëror: “Ndonjëherë vendimi i duhur nuk është gjithmonë më i lehti”.

“Dhe ky vendim sigurisht nuk ishte i lehtë por ishte i duhuri për familjen tonë, vendimi i duhur për të mbrojtur djalin tim”, shtoi Duka, sipas The Sun.

“Dhe unë mendoj se ka shumë njerëz nëpër botë që mund të identifikojnë dhe respektojnë për vendosjen e familjes në rend të parë”.

Në një tjetër ekstrakt të publikuar online, Harry nënvizon politikat klimatike të SHBA-së: “Unë mendoj se thjesht fakti që Donald Trump po rrit industrinë e qymyrit kaq shumë në Amerikë, ai ka gjak në duart e tij”.

Zoti Stolyarov tha se ai dhe zoti Kuznetsov kanë “ëndërruar” të flasin me 35 vjeçarin mbretëror për një kohë të gjatë.

Ai tha se kanë bërë telefonatën e dytë pasi ishte deklaruar se Harry dhe gruaja e tij Meghan po linin detyrat zyrtare mbretërore.

Komediani tha se duka foli “rreth një orë”, dhe ishte shumë i hapur.

“Ai dëshironte të shprehej” ,tha Stolyarov.

“Dukej sikur donte të nxirrte shumë nga gjoksi i tij”, tha tutje.

Televizioni shtetëror rus ka lëshuar një ekstrakt të një thirrje të supozuar me përkthim në të cilën humoristët qartë tallen më Harryn.

Duke folur si “Greta”, njëri nga humoristët thotë se ka zbuluar një lidhje mbretërore dhe sugjeron organizimin e një martese me Princin Xhorxh për t’i ndihmuar në shtyrjen e kauzës klimatike, në të cilën Harry qesh.

Stolyarov tha se ai nuk ishte duke u përpjekur që me qëllim ta përqesh Harryn.

Ai tha: “Ne përdorim detaje me disa elemente qesharake si ato… kështu ne përpiqemi t’i bëjmë telefonatat më qesharake sesa thjeshtë një bisedë serioze”.

Stolyarov nuk tregoi se si e kanë marrë numrin e telefonit të Harryt, por tha se ai dhe partneri i tij komedian kishin bërë tjera thirrje në javët e fundit ku shfaqen si Greta Thunberg, përfshirë dikë “të afërt me politikën britaneze”.

Dyshja më herët kanë mashtruar figurat përfshirë këngëtarin Elton John, politikanin amerikan Bernie Sanders, dhe aktorin Joaquin Phoenix.