Presidenti i UEFA-së Ceferin flet për përjashtimin e mundshëm të Cityt nga Liga e Kampionëve

Para një jave gazeta prestigjioze amerikane “New York Times” kishte raportuar ekskluzivisht se Manchester City mund të dënohet me një vit mos pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Kjo për arsye të mos përmbajtjes së rregullores në lidhje me Fair Playin financiar.

Presidenti i  UEFA-së, Aleksander Ceferin ka folur për “New York Times” në lidhje me përjashtimin e mundshëm të Manchester Cityt nga Liga e Kampionëve.

Ceferin ka thanë se nëse nuk je i korruptuar dhe i përmbahesh rregullave askush nuk ka pse të shqetësohet.

“Nganjëherë harrojmë sa e pistë është kjo industri. Nëse nuk je i korruptuar dhe i përmbahesh rregullave askush nuk ka pse të shqetësohet” ka thënë Ceferin për New York Times.