Presidenti i Lazios thotë se Savic e ka derën të hapur që të largohet nga skuadra

Mesfushori serb i Lazios Milinkovic- Savic, që dy sezone është duke u kërkuar me ngulm nga disa prej skuadrave më të mëdha në Europë.

Mirëpo, çmimi i lartë i vendosur për largimin e tij nga Lazio, kishte bërë që klubet në afatin kalimtar të vitit 2018-të të hiqnin dorë nga shërbimet e tij.

Afati kalimtar i verës 2019-të duket se do të jetë i frytshëm për mesfushorin serb, pasi pritet të ndërroj ambient.

Skuadrat të cilat kanë shfaqur interesim për shërbimet e tij janë Juventus dhe Paris Saint-Germain.

Presidenti i klubit të Lazios, Claudio Lotito, ka thënë për Gazzetta dello Sport” se secili lojtarë e ka derën hapur të largohet nga klubi nëse nuk dëshiron të qëndroj.

“Ne i mbajmë vetëm ata lojtarë që dëshirojnë të qëndrojnë në klub”, ka thënë Lotito.