Presidenti i Bayernit i kërkon falje lojtarit për ofendimin

Presidenti i Bayern Munich, Uli Hoeness, është penduar për ofendimin që i kishte bërë ish-futbollit të Bayernit Juan Bernat.

Hoeness e kishte ofenduar Bernatin në një konferencë për shtyp para pak javëve, ku morën pjesë drejtuesit më të lartë të klubit bavarez.

Hoeness ka thënë se i vie shumë keq që e ka ofenduar Bernartin dhe se ka përdorur fjalë të cilat nuk duhej t’i përdorte.

“Më vjen shumë keq që e ofendova Bernatin. Fjalët që përdora, nuk do ta bëja përsëri dhe më erdhi keq, sepse nuk duhej ta ofendoja djaloshin për mënyrën si luan. Megjithatë, konferencën për shtyp do ta bëja sërish, pa ndryshuar asgjë tjetër”, ka thënë Hoeness pas fitores 2-0 të Bayern-it ndaj AEK-ut.

Hoeness e kishte sulmuar Berantin, i cili në afatin kalimtar të verës u transferua te Paris Saint Germain, se në sezonin e kaluar ‘kishte luajtur si m**” dhe ai ishte fajtori kryesor për eliminimin e Bayernit.

“Luajti si m**” sezonin e shkuar, në ndeshjen kundër Sevilla-s, ku Bernat ishte fajtori i vetëm që thuajse u eliminuam”, kishte thanë Uli Hoeness.

Ndërsa përgjigja e Juan Bernat, pas fyerjes së Uli Hoeness ishte kështu: “Nuk kam asgjë për të thënë, më kanë mësuar që të jem mirënjohës në jetë dhe do i jem gjithnjë mirënjohës Bayern-it dhe tifozëve për 4 vitet që kam kaluar atje”.