Presidenti Filipinas Udhëheq Shkatërrimin e Veturave të Kontrabanduara

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte kryesoi shkatërrimin e 20 makinave luksoze në Manila për t’ju dërguar një mesazh kontrabandistëve dhe shmangësit e tatimeve, raporton CNN.

Duterte tha se ishte koha që kontrabandimi të përfundojë gjatë eventit për shënimin e 116 vjetorit të Doganës.

Një Corvette, Audi, BMW, Mercedes Benz dhe një Jaguar ishin në mes të veturave që janë shkatërruar.

Disa prej tyre janë vlerësuar se kanë vlerë rreth 115 mijë dollarë.

Duterte ka thënë se nuk ka dashur që veturat luksoze të shiteshin për shkak se do të përfundonin në duart e sindikatave kriminale.

Zyra e Doganës në Filipine kanë thënë se edhe shumë vetura të tjera janë duke pritur për t’u shkatërruar por është duke u pritur që të kompletohen dokumentet.

Dogana ka njoftuar se vlera e veturave të kontrabanduara në vitin 2017 është rreth 3 milionë dollarë.

Videon e shkatërrimit të veturave mund ta ndiqni në këtë link.

‘Hetimet Vazhdojnë’ për Forcat e Armatosura dhe Viza

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend