Preshi ju ndihmon ta forconi imunitetin

Preshi është një nga perimet më të vjetra të njohura në botë, edhe pse shumë njerëz e nënvlerësojnë, pa ditur se është një depo e vërtetë vlerash ushqyese.

Pjesa e bardhë e saj është e pasur me sheqer natyral dhe sakarozë, kurse pjesa e gjelbër është e pasur me vitamina dhe substanca aktive, që forcojnë sistemin imunitetar.

Ekspertët këshillojnë që të konsumohet i freskët ose të zihet pak, për të mos avulluar substancat ushqyese, sikurse janë vitaminat A dhe C.

Vlerat ushqyese të preshit janë të shumta, ato përfshijnë mbrojtjen e organizmit nga kanceri sepse janë të pasura me fibra dhe mbajnë shumë insulinë.

Luftojnë infeksione të ndryshme, kjo sepse preshi përmban sasi të larta të vitaminës A që mbështet prodhimin e qelizave të shëndetshme të gjakut.

Preshi lufton si një antiskeptik natyral dhe lufton infeksionet e trupit. Preshi përmirëson shëndetin e zemrës, rregullon kolesterolin, rrisin metabolizmin dhe përmirësojnë shëndetin e stomakut./21Media