Postimet e Boatengut në Twitter për Ronaldon, nuk do t’i pëlqejnë aspak Messit (Foto)

Lojtari më i ri i Barcelonës Kevin-Prince Boateng është fans i Cristiano Ronaldos dhe Real Madridit.

Ai këtë e ka dëshmuar shumë herë, ku edhe kishte thënë se Ronaldo është më i mirë i historisë.

“Është më i mirë në histori”, kishte thënë Boateng për Ronaldon.

Boateng në Vitin 2016, kishte shkruar për Ronaldon “Bisha”, ku edhe kishte postuar një foto të tij gjatë Evropianit 2016.

Por, Boateng me t’u transferuar në Barcelonë, i ka ndryshuar fjalët, duke  thënë se Messi është më i miri në botë.

“Messi është më i miri në çdo botë, më i miri i të gjitha kohëve, për 10 vite ka qenë në maje”, ka thënë Boateng në ditën e prezantimit te Barcelona.