Porto, lidere e Ligës së Kampionëve

Skuadra e njohur portugeze, Porto, e mbylli fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve, me fitore ndaj Galatasarayt me rezultat 2-3.

Porto nga gjashtë ndeshje ka shënuar pesë fitore dhe vetëm një barazim.

Lider i Grupit D, është Porto me 16 pikë.

Porto, përveç që e ka siguruar kualifikimin për fazën tjetër të Ligës së Kampionëve , po ashtu ka grumbulluar më shumti pikë nga 32 ekipe gjithsej sa kanë garuar në këtë fazë, pra 16 pikë.