
Portieri i Lirisë provohet te Galatasaray
19.12.2018 - 16:25
Portieri i ri i KF Lirisë nga Prizreni, Flamur Gashi, do të jetë në prova te skuadra turke Galatasaray.
Këtë e ka bërë të ditur vet klubi përmes faqes zyrtare në Facebook.
Flamur Gashit paraqitjet e mira me ekipin e parë të Lirisë, iu kanë shpërblyer me provë tek gjiganti turk Galatasray.
E ardhmja e tij nuk dihet, por nëse tregon suksese atëherë do të ndalet në Galata.