Piktura e Leonardo da Vinçit Është Shitur për 450 Milion Dollarë

Një pikturë 500 vjeçare e Krishtit që besohet të jetë pikturuar nga Leonardo da Vinçi, është shitur në Nju Jork për një rekord prej 450 milion dollarësh.

Piktura njihet si ‘Salvator Mundi’ (Shpëtimtari i Botës).

Është çmimi më i lartë i ankandit për çdo vepër arti dhe solli dolli dhe duartrokitje në dhomën e ankandit të mbushur me njerëz.

Leonardo da Vinçi vdiq në vitin 1519 dhe janë më pak se 20 prej pikturave të tij që ekzistojnë.

Salvator Mundi, që besohet të jetë pikturuar diku pas vitit 1505, është e vetmja vepër që mendohet të jetë në duar private.

Oferta filloi në 100 milion dollarë dhe oferta e fundit për punën ishte 400 milion dollarë, me tarifa që sjellin çmimin e plotë deri në 450.3 milion dollarë. Blerësi i paidentifikuar ishte i përfshirë në një konkurs të tenderimit, nëpërmjet telefonit, që zgjati rreth 20 minuta.

Piktura tregon Krishtin me një dorë të ngritur, e në tjetrën mban një sferë qelqi.

Në vitin 1958 ajo u shit në ankand në Londër për vetëm 45 euro.

Në atë kohë, piktura në përgjithësi llogaritej të ishte vepër e një ndjekësi të Leonardos dhe jo vepra e vetë Leonardos.

Me sa duket ajo pikturë ishte pjesë e koleksionit të mbretit Charles I të Anglisë në vitet 1600 dhe pastaj humbi, por u rizbulua prapë në vitin 2005.