Ilustrim

Pesë mënyra për të punuar nga shtëpia me fëmijët tuaj gjatë coronavirusit

 

Nëpër gjithë botën, shkollat dhe qendrat e kujdesit ditor janë duke i mbyllur dyert në përpjekje për të ngadalësuar shpërndarjen e coronavirusit. Derisa kjo është shumë e rëndësishme për shëndetin e komunitetit tuaj, prindërit që punojnë përballen me vendime komplekse për mënyrën sesi ta menaxhojnë punën dhe kërkesat familjare, shkruan Weforum.

Më poshtë keni disa shembuj si të gjeni përspektivën dhe balancin teksa përgatiteni të punoni dhe kujdeseni si prind brenda vetë-izolimit.

Flisni për vlerat

Kohë të pazakonta si kjo ofrojnë një mundësi për të forcuar dhe shprehur vlerat tona si individ dhe si familje, si në punë ashtu edhe në shtëpi, ne mund të angazhohemi në biseda më të thella për ato që kanë më shumë rëndësi për ne.

Në punë, kjo do thotë të flasësh për të lidhur vlerat e organizatës tuaj me vendimet në lidhje me distancimin shoqëror ose praktikat e detyrave të shtëpisë.

Ju mund ta përdorni këtë si një mundësi për të qenë më të sinqertë emocionalisht- të flisni për imunitetin e një anëtari të familjes, ose kërkesat për ndryshimin e kujdesit të fëmijëve me të cilat përballemi.

Teksa flisni për këto vlera, ju rriteni si një lider, ju mund t’i ftoni fëmijët të ju ndihmojnë në identifikimin e këtyre vlerave që janë të rëndësishme për familjen tuaj dhe se si kërkohet mundësia për t`i shprehur ato. Për shembull, nëse familja juaj konsideron si vlerë ndihmën e njerëzve në nevojë, flisni se si mbajtja e distancës fizike nga këta njerëz të jep mundësinë ta jetosh atë.

Dhe kjo është një mundësi për tu treguar fëmijëve si vlerat kthehen në vepër.

Kini mirëkuptim

Ne të gjithë po marrim vendime të shpejta, si një mënyrë për të ju përshtatur realitetit të ri. Për ta bërë këtë ne mbështetemi në supozimet tona për atë që tjerët duna dhe kanë nevojë nga ne. Dhe në ndoshta nuk e kemi komunikuar plotësisht atë që duam dhe kemi nevojë prej tyre. Duke marrë parasysh që më parë nuk kemi qenë në një situatë të tillë, është mjaft e mundur që shumë prej këtyre supozimeve të gabohen.

Edhe në kohërat më të mira, prindërit me të cilët ne punojmë shpesh kuptojnë se shefat e tyre, kolegët, miqtë dhe familjarët shpesh duan gjëra ndryshe prej atyre që ata mendojnë.

Hiqni dorë nga perfeksionizmi

Nëse ju jeni si shumica e prindërve me të cilët punojmë, ju ndoshta mbani standarde të larta të performancës në punë dhe shtëpi. Konsiderojeni këtë si një mundësi për të humbur kontrollin mbi këto pritje. Ndoshta fëmijët tuaj qëndrojnë para ekranit më shumë se zakonisht. Ndoshta shtëpia juaj është tollovi nga mbrapa kur t`i bënë një video thirrje.

Shikojeni këtë si një mundësi për të rivlerësuar atë që është me të vërtetë e rëndësishme dhe ta lini punën e tepërt në fusha më pak të rëndësishme.

Dhe mbase ky prioritizim do jetë si një shkop që mund ta mbani me vete pasi gjërat të kthehen në normalitet.

Qëndroni të lidhur

Distancimi shoqëror nuk kërkon nga ne ta braktisim plotësisht ndjenjën e  komunitetit dhe mbështetjes. Për prindër që punojnë që kanë fatin të punojnë nga shtëpia ose mund ta përballojnë financiarisht të marrin pushim nga puna, ne kemi një mundësi t’i ndihmojmë ata që nuk mund të kenë mundësi të tilla (të bësh blerjet për fqinjët e moshuar).

Për më tepër, gjetja e mënyrave për të forcuar dhe mbajtur lidhjet tona me komunitetin është një mjet për t`u ndjerë më pak i izoluar. Kështu merrni në konsideratë mënyrat që mundësojnë ndjenjën e bashkësisë. Për shembull, shumë organizata fetare janë duke ofruar mundësi online për lutje në bashkësi. Lidhuni më shokët tuaj dhe qëndroni aktiv duke caktuar një kohë kur ju të gjithë mund të bëni ushtrime ose yoga përmes videos dhe më pas flisni për to.

Vetëm se jeni larg fizikisht, nuk do të thotë që duhet të ketë shkëputje emocionale.

Sillni risi dhe përmirësoni

Sigurisht këto janë kohëra sfiduese, por ato gjithashtu u japin mundësi të jeni kreativ për mënyrën si i menaxhojmë kërkesat e shumta të fushave të ndryshme në jetën tonë.

Shprehitë tona të vjetra dhe rutinat mund të mos funksionojnë në këtë situatë. Kështu provoni diçka ndryshe. Provoni të ndryshoni kur, ku dhe si punoni- edhe në kushtet e shtëpisë tuaj, ftoni fëmijët t`u japin zgjidhje kreative për ta mbajtur veten të zënë.

Çelësi këtu nuk është vetëm në dëshirën për të provuar gjëra të reja, por të pasurit vullnet në përmirësimin e tyre kur nuk shkon ashtu si e keni pritur. Hiqni dorë nga ideja për të gjetur zgjidhjen e “duhur” për të menaxhuar krizën. Pajtohuni me faktin se do ju duhet të provoni, të testoni disa herë gjatë javëve në vazhdim.