Pesë emoji-t më të përdorur

Për ditën botërore të Emoji, Facebook ka zbuluar që dërgohen më shumë se 900 milionë emoji çdo ditë pa tekst, në mesengjer.

Pesë emojit më të përdorur janë emoji që qan nga gëzimi, zemra që dalin nga sytë, emoji që dërgon puthje, emoji zemër dhe faqet e skuqura.

Në fakt, emoji zemër po përdoret dy herë më shumë në pjesën e dytë të vitit 2018,  se sa në vitin e kaluar.

Në total, rreth 2.800 emoji janë të përdorshme dhe shumica prej tyre (2.300) përdoren çdo ditë në Facebook.

31 dhjetori është dita kur dërgohen më së shumti emojis, meqë është festa e Vitit të Ri.

Qysh kur janë krijuar në vitin 1999, emojit përdoren mjaft shumë.

Nuk janë më veç trend për të rinjtë, por ato tash po përdoren rregullisht nga më shumë se 3/4 (77 për qind) e njerëzve nga mosha 56-64 vjeç, sipas një studimi të realizuar në vitin 2017.

Emoji po bëhen rrugë më e lehtë dhe e shpejtë për të shprehur një emocion, përderisa po thyejnë barrierat e gjuhës./21Media